Home > home > 9-Vjeçarja

Është kënaqësi e madhe t’ju përshëndes dhe mirëpres në faqen e internetit të shkollës “Protagonistët”.  Ne mezi presim të ndajmë me ju pikëpamjen tonë të veҫantë per arsimin.  Ne respektojmë dhe kujdesemi plotësisht për nxënësit dhe i vlerësojmë ata, duke kuptuar se secili ka përvojat e tij/saj individuale, interesa dhe talente të ndryshme.  Stafi ynë punon së bashku me nxënësit dhe prindërit, në një bashkëpunim efektiv në interes të nxënësve tanë. 

Ne gëzojmë një reputacion të shkëlqyer, që prej hapjes së shkollës ne vitin 2002. Ne filluam me 15 nxënës dhe gjatë vitit shkollor që sapo mbyllëm, frekuentuan shkollën “Protagonistët”, 640 prej tyre. Prindërit tanë janë reklama jonë më e mirë, dëshmi e rritjes së vazhdueshme dhe suksesit të shkollës, të cilat reflektohen në kënaqësinë e prindërve dhe miratimin e tyre pozitiv në komunitet. Stafi yne pedagogjik është me eksperiencë të gjatë dhe i kualifikuar. Shkolla përpiqet të sigurojë trajnime për mësuesit, të cilat i orientojnë ata, në metodat dhe materialet e fundit të përdorura ne perëndim. “Programi i Karakterit”, i cili është përdorur në të gjithë shkollën, është një plus që gjithashtu na bën të veҫantë. Ne kemi marrë reagime shumë pozitive nga prindërit për vlerën dhe rëndësinë e tij. 

Ju lutemi të merrni kohë për të eksploruar këtë Website dhe mos nguroni të kontaktoni zyrën e shkollës ose të telefononi për më shumë informacion ose për të lënë një takim me sekretaren ose administratën. Ne jemi të gëzuar t’ju shoqërojmë në ambientet tona dhe t’i përgjigjemi ҫdo pyetjeje që ju mund të keni.