Fillimet Tona

“Protagonistët” është themeluar nga fondacioni “Fryma e Dashurisë”, një organizatë për zhvillim dhe edukim e themeluar me inisiativën e Fortlumturisë së Tij Anastasit, Kryepeshkopit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.  Shkolla është hapur në Shtator 2002, për të ofruar një mundësi të re dhe bashkëkohore arsimimi dhe edukimi në Shqipëri. Shkolla është aprovuar dhe licensuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Filozofia Jonë

Ne besojmë që shkolla është një bashkësi ndërmjet nxënësve, mësuesve dhe familjes të cilët punojnë së bashku për të kultivuar një jetëgjatësi të të mësuarit.  Ne besojmë që çdo nxënës ka dinjitet dhe meriton respekt.  Fëmijët janë individë që kanë mendimet, ndjenjat dhe interesat e tyre.  Aftësitë dhe ajo çka  ofron secili duhet të ushqehen dhe rriten në një  mjedis  pozitiv dhe  me përkujdesje.

Ne besojmë; që fëmijët kanë një dëshirë të lindur për të mësuar dhe  kjo  përvojë edukative dhe  sfiduese do të nxisë natyrshëm interesin e tyre.  Ne besojmë se shkollimi do t’i përgatisë nxënësit për të ardhmen duke patur  parasysh kërkesat e  tyre në tërësi, si ato fizike, intelektuale, emocionale, ashtu edhe ato shoqërore e shpirtërore.  Tek nxënësit do të   kultivohen aftësi dhe dije që do t’i përgatisin ata që të kenë një jetë të sukseshme si në planin profesional edhe në atë personal.

Misioni Ynë

Si një bashkësi shkollore ne do t’i edukojmë nxënësit me një atmosferë të  ngrohtë  dhe respekti të ndërsjelltë, duke i inkurajuar të shkëmbejnë idetë e të nxisim vetbesimin.  Ne do t’u ofrojmë materiale edukative nëpërmjet aktiviteteve  krijuese dhe  të këndshme që  vënë  në përdorim logjikën dhe përfshijnë në punë nxëxësit, me qëllim që ata të mësojnë në mënyrë aktive dhe jo pasive.  Me  ndihmë dhe  vëmendje të veçantë për çdo nxënës do të synojmë të ngremë sa më lart aftësitë e tyre.  Do t’u japim nxënësve  mjetet e duhura për  ti përgatitur  për një arsimim të mëtejshëm dhe për t’i përballur me sfidat e së ardhmes duke aftësuar në zgjidhjen e problemeve, mendimin kritik, në përdorimin e kompjuterit dhe gjuhës angleze.

Do  t’u  rrënjosim  një  ndjenjë  të  lartë  përgjegjësie dhe udhëheqjeje, konceptet për të  qenë pjestarë  të denjë  të  botës së  qytetëruar si të gjejnë zgjidhje për konfliktet, si të ndërtojnë marëdhënie shoqërore, si të kujdesen për mjedisin, gjithashtu si të jenë të dhimbsur e të respektojnë veten dhe të tjerët.  Do  t’u  krijojmë një  mjedis që i lejon nxënësit  të  kenë rezultate që në hapat e para  dhe  t’i  përgatisë  ata  për  një  jetë  të suksesshme.

 

Shkolla Protagonistët - 2012
Cel:  069 20 85009
email:
  info@protagonistschool.org