Home > Letra e Mirëseardhjes – Shtator 2016

Shtator 2016

Të nderuar prindër,

Mirë se erdhët në këtë vit të ri akademik në shkollën “Protagonistët”!

Si staf, ne e mirëpresim, vitin e ri shkollor 2016-17, me gëzim dhe shpresë për arritje të reja akademike dhe mundësi të formimit të karakterit të studentit. Ky vit ka filluar mbarë  para se te vinin femijet! Stafi kaloi një javë me tre miq nga Amerika të kualifikuar në metodat e reja të mësimdhëniës të cilët trajnuan stafin tonë. Ata veçanërisht theksuan rëndësinë për të pasuruar nxënësit si nga ana akademike ashtu edhe nga ana emocionale dhe shpirtërore. Unë mendoj që përpjekjet e tyre gjatë trajnimit do të sjellin rezultate më të mire në punën e stafit tonë këtë vit!

Siç e dini shkolla jonë vazhdon të rritet. Me rritjen vjen edhe nevoja për të përforcuar rregullat në mënyrë që komuniteti i shkollës të ndihet i sigurtë. Këtë vit si staf po bëjmë përpjekje që rregullorja e shkollës të ndiqet me kujdes.

Ju lutem vini re se kemi një rregull kundër përdorimit të telefonit dhe pajisjeve të tjera që lidhen me internetin. Fëmijët tuaj mund të përdorin telefonin e shkollës çdo herë që do të duan t’ju kontaktojnë.  Ju lutem sigurohuni që ta lexoni rregulloren e shkollës me fëmijët tuaj dhe mbështesni përpjekjet tona për të krijuar një ambjent të sigurtë.

Çdo vit shkollor ka sfidat e veta, por me bashkëpunim çdo vështirësi mund të kalohet.

Duke cituar një edukator Amerikan, “Children are the priority, Colaboration is the strategy!” (Fëmijët janë prioriteti, Bashkëpunimi është strategjia!)

Ju lutem gjeni bashkagjitur kontratën dhe rregulloren.

Ju urojmë një vit akademik sa më të  mbarë!

Me Respekt,

Georgia Bendo