Home > Filozofia

Filozofia e edukimit   

Në qendër të filozofisë së edukimit të shkollës “Protagonistët”, është vula e besimit që të gjithë fëmijët të bëhen nxënës të suksesshëm dhe nuk ka limit të paracaktuar të asaj çfarë nxënësit mund të përmbushin në çdo moshë. Një bashkëpunim i fortë ekziston ndërmjet shkollës dhe familjes në të cilin komunikimi i vazhdueshëm ka rezultuar në një përvojë shkollore të suksesshme për nxënësit.

Shkolla “Protagonistët” shikon idividualitetin e fëmijës me aftësitë dhe talentet unike të tij/saj dhe inkurajon zhvillimin në fushat e mëposhtme:

  • Rritja akademike:
    • Shkolla ndjek kurrikulën shtetërore, duke shtuar  gjuhët e huaja dhe shkencat komjuterike që në klasën e parë.
    • Kurioziteti natyral dhe dashuria për të mësuar janë ushqyer në secilin fëmijë.
    • Mësuesit përdorin metodat bashkëkohore dhe promovojnë të mësuarit “aktiv” në çdo aspekt të jetës së fëmijës.
    • Një standart i lartë i të nxënit është përdorur për të përgatitur nxënësit për studimet e së ardhmes
  • Rritja personale
    • Çdo fëmijë është i veçntë dhe është trajtuar me dinjitet dhe respekt.
    • Aftësitë dhe interesat individuale janë ushqyer në një mjedis pozitiv
    • Një program i karakterit i motivuar (nga SH.B.A.) është përdorur për të inkurajuar zhvillimin personal të karakterit
    • Nxënësit mësohen të vendosin pikësynime dhe të punojnë për përparimin personal.
  • Rritja sociale (Aftësitë ndërpersonale)
    • Pranimi dhe respekti i ndërsjelltë ndaj të tjerëve është në rritje dhe për t’u marrë shembull.
    • Zhvillimi më i madh i njohurive të nxënësve për botën dhe kulturat e tjera.
    • Nëpërmjet tejkalimit të mundësive nxënësit ndiejnë mundësinë të ndihmojnë të tjerët dhe të bëjnë ndryshime positive në komunitet.
    • Aftësitë komunikuese dhe zgjidhja e problemeve janë tema që janë përdorur brenda programit të karakterit ku është angazhuar shkolla.