Home > home > Gjimnazi

Mirësevini në gjimnazin “Protagonistët”, qendrën e rrezatimit të dijes dhe kulturës, të dashurisë, shpresës dhe besimit.

Gjimnazi ynë u hap në vitin 2012-2013 me një klasë të vetme, që edhe pse e vogël në numër do të çelte rrugën e gjatë e të suksesshme të shkollës sonë, për të edukuar brezin e ri me frymë dashurie dhe për të nxjerrë nga bankat e saj protagonistë të vërtetë, nën kujdesin dhe bekimin e Kryepiskopit Anastas.

Në vitin shkollor 2014-2015 kjo klasë ishte matura e parë e gjimnazit “Protagonistët”, e cila kaloi me sukses provimet e Maturës Shtetërore me kalueshmëri 100%.

Në këtë vit shkollor, ku numri i nxënësve ishte 41 në tre klasa gjithsej, procesi mësimor zhvillohet në katin e VI, në mjedise bashkëkohore, të përshtatshme për një mësimdhënie cilësore, me bibliotekë të pasur dhe laborator cilësor për gjuhët e huaja dhe për lëndën e Informatikës.

Për t’u përmendur janë ambjentet sportive për zhvillimin e lëndës së Edukimit fizik.

Vitin shkollor 2019-2020 gjimnazi e filloi me 9 klasa, gjithsej me 200 nxënës, kurse një vit më vonë (2020-2021) ai u shtua edhe me një klasë më shumë, domethënë me 10 klasa (4 klasa të 10, 3 klasa të 11 dhe 3 klasa të 12), me 218 nxënës gjithsej.

Rritja e numrit të nxënësve dhe performanca dinjitoze e gjimnazit “Protagonistët” në të gjithë treguesit mësimor-edukativ është rrjedhojë e punës së kujdesshme e të vazhdueshme të Drejtorisë së shkollës; e punës plot përkushtim të mësuesve me përvojë dhe të atyre të rinj; të bashkëpunimit të frytshëm me komunitetin e prindërve dhe të kulturës së lartë të mjedisit shkollor në tërësi.