Home > home > Kopshti

Kopshti ynë ndodhet pranë Kishës së Ungjillëzimit në Rrugën e Kavajës, në një godinë bashkëkohore.

Ambienti është përshtatur me kujdes dhe dashuri të veçantë për 216 fëmijët e rregjistruar në të dhe të ndarë në tre grupe. Kopshti drejtohet nga një staf i kualifikuar që punojnë me përkushtim dhe dashuri.

Çdo grup ka mësuesen e vet, madje kopshti ka dhe dy ndihmëse të cilat kujdesen në çdo kohë për nevojat e fëmijëve.

Ushqimi është i shumëllojshëm, gjithashtu ofrohet dhe fjetje për ata fëmijë që kanë nevojë.

Programi  në kopshtin tonë është i larmishëm.

Mësimi zhvillohet sipas standarteve të miratuara nga MASH. Mësuesit trajnohen dhe rritin kapacitetin e tyre në mënyrë të vazhdueshme.

Më e rëndësishmja është që në kopshtin tonë të gjithë fëmijët pa asnjë dallim kanë mundësi të zhvillojnë aftësitë dhe talentet e tyre të veçanta.

Brenda programit përfshihet mësimi i gjuhës angleze, lojëra, ekskursione, punë artistike e të tjera gjëra këto që i ndihmojnë fëmijët edhe të mësojnë edhe të kalojnë kohë në mënyrë ndërtuese dhe argëtuese.