Home »

 
 

Durimi

 

Gallery

2011-012 img_0902_1 OLYMPUS DIGITAL CAMERA OLYMPUS DIGITAL CAMERA img_0784 program-karakteri OLYMPUS DIGITAL CAMERA photo0803

Të dashur prindër,

Me entuziazëm po e fillojmë programin e karakterit të këtij viti me temën e DURIMIT. Besoj se të gjithë jemi dakort për rëndësinë e këtij tipari të shkëlqyer. Duke inkurajuar, modeluar dhe përfshirë në diskutime dhe aktivitete që ndihmojnë të ndërtojnë respektin tek fëmijët tanë, ne shpresojmë t’i shohim ata të bëhen të rritur të nderuar dhe frytdhënës që përpiqen për të shfrytëzuar të gjithë potencialin e tyre.

Të flasësh me veten.

Erjoni po qëndronte në dhomen e tij duke parë  lodrat e thyera në dysheme.Ti je kaq budalla bërtiti. Kjo është gjëja më idiote që ke bërë ndonjëherë. Vetëm të prishësh gjërat di ti. Kur ai shkoi në kuzhinë për të ngrënë mamaja e tij e ndaloi “Kujt po i bërtisje atje?”- e pyeti. Kjo është një mënyrë shumë e keqe për t’u sjellë me shokët. Dhe më thuaj pse ishe kaq i mërzitur. Erjoni ishte pak i çuditur që ajo e kishte dëgjuar. Oh kisha lënë ca lodra jashtë kutisë në dysheme dhe kur kalova pa dashje i shkela dhe i theva ia dy.  “Pra po u bërtisje shokëve për këtë, e pyeti mamaja duke u ulur në tavolinë. Nuk po i flisja asnjë shoku tha Erjoni, po i flisja vetes, shokëve nuk do t’ju flisja kurrë në një mënyrë të tillë. Ti nuk do ti flisje asnjë shoku kështu por po i flet kështu vetes tënde?! E kuptova saktë? Do të ishte një gjë e keqe ti flisje një shoku ashtu, tha Erjoni. Mirë po ti gjithashtu po tregohesh i pasjellshëm me dikë tha mamaja.

Diskutojmë:

  • Është gjë e mirë që të sillesh keq me veten?
  • Pse jo, pse po?
  • Është gjë e mirë të nxehesh me veten?
  • Cilat jane disa gjëra të mira që mund të bësh kur je i nxehur ose i mërzitur me veten?

Vajza me syze

Monika  ishte nervoze ngaqë do të mbante syze në shkollë. Kështu që po i mbante syzet në çantën e librave deri sa të fillonte mësimi. Kur duhej që të lexonte ajo nxori syzet dhe i vuri te sytë. Brajani, një nxënës paksa mistrec e pa këtë gjë. “Ej qorre” e talli ai. Ai u tregoji edhe fëmijëve të tjerë që ishin aty afër dhe ju tha që të shikonin syzet e saj. Të tjerët filluan ta ngacmonin dhe ta ofendonin. Në pushim ata e ngacmuan atë edhe më shumë edhe pse ajo i kishte lënë syzet poshtë bankës. Si po të duken syzet e reja, e pyeti babi Monikën kur vajti në darke në shtëpi. “Nuk dua që t’i mbaj më” tha ajo me një zë të mërzitur. “I urrej dhe shokët më kanë quajtur qorre”. Nuk do t’i le syzet që të më prishin qetesinë në shkollë” . Babi po e dëgjonte. Pastaj ai e kujtoi se sa shumë i dhimbte koka dhe sytë para se të përdorte syzet. “Shëndeti yt është më i rëndësishëm sesa komentet e shokëve” – tha ai. Monika e dinte që babai kishte të drejtë dhe kështu që i vendosi syzet gjatë gjithë mbrëmjes dhe shpeshherë shkonte para pasqyrës. Asaj i dukej vetja bukur. Ajo bëri detyrat më shpejt se mbrëmjet e tjera dhe nuk bëri asnjë gabim dhe sytë e saj ndjeheshin më mirë se më parë. Dhe pas kësaj ajo mori një vendim shumë të rëndësishëm.

Fol diçka rreth këtij mendimi:

-          Mendoni se Monika i kishte vendosur syzet të nesërmen?

-          Pse, pse jo?

-          Çfarë vendimi mori Monika?

Faleminderit për bashkëpunim tuaj. Ju uroj një muaj të bekuar.

Psikologu i shkollës “Protagonistët”

DATA TË RËNDËSISHME

5 Janar 2017: Takim me prindër me klasat III-XII; ora 16:00-18:00

Programi i Karakterit

Kalendari ynë dinamik

Kërkoni