Home »

 
 

Parashkollorët

 

Gallery

OLYMPUS DIGITAL CAMERA img_0154 dec-19-028 img_0611 OLYMPUS DIGITAL CAMERA img_0370 OLYMPUS DIGITAL CAMERA img_0760

Kopshti ynë ndodhet pranë Kishës së Ungjillëzimit në Rrugën e Kavajës, në një godinë bashkëkohore.

Ambienti është përshtatur me kujdes dhe dashuri të veçantë për 216 fëmijët e rregjistruar në të dhe të ndarë në tre grupe. Kopshti drejtohet nga një staf i kualifikuar që punojnë me përkushtim dhe dashuri.

Çdo grup ka mësuesen e vet, madje kopshti ka dhe dy ndihmëse të cilat kujdesen në çdo kohë për nevojat e fëmijëve.

Ushqimi është i shumëllojshëm, gjithashtu ofrohet dhe fjetje për ata fëmijë që kanë nevojë.

Programi  në kopshtin tonë është i larmishëm.

Mësimi zhvillohet sipas standarteve të miratuara nga MASH. Mësuesit trajnohen dhe rritin kapacitetin e tyre në mënyrë të vazhdueshme.

Më e rëndësishmja është që në kopshtin tonë të gjithë fëmijët pa asnjë dallim kanë mundësi të zhvillojnë aftësitë dhe talentet e tyre të veçanta.

Brenda programit përfshihet mësimi i gjuhës angleze, lojëra, ekskursione, punë artistike e të tjera gjëra këto që i ndihmojnë fëmijët edhe të mësojnë edhe të kalojnë kohë në mënyrë ndërtuese dhe argëtuese.

DATA TË RËNDËSISHME

1 - Mars: Takim me prindër: Klasat 3 - 12 ora: 16:00 - 18:00 --------------------- Klasat 1-2 ora: 14-16 te shkolla te Liqeni 19- Prill: Takim me prindër: Klasat 3 - 12 ora: 16:00 - 18:00 ---------------------- Klasat 1-2 ora: 14-16 te shkolla te Liqeni 31-maj: Takim me prindër: Klasat 3 - 12 ora: 16:00 - 18:00 ----------------------- Klasat 1-2 ora: 14-16 te shkolla te Liqeni

Kalendari ynë dinamik

Kërkoni

Pushimet e shkollës

 Ky libër është shkruar nga mësuesja e  gjuhës Greke znj. Florentina Bejdullaj, në shkollën: “Protagonistët”.

I urojmë suksese për krijimin e saj!