Home > Uncategorized > Akt konstatimi

Të dashur prindër dhe nxënës, urojmë që të jeni të gjithe mirë dhe nuk keni pasur dëmtime nga tërmeti. Nesër, diten e hëne, me lejen nga Instituti i Ndërtimit dhe MASR, do të rifillojmë procesin mësimor. Në javën që kaloi, stafi i shkollës u takua çdo ditë për lutje, diskutime, dhe mësime për raste emergjente. Disa inxhinierë, vendas dhe të huaj, kanë ardhur dhe kanë parë të 4 (katër) godinat e shkollës. Që të gjithë kanë konstatuar që godinat janë pa dëmtime dhe kemi marrë lejë për rifillimin e procesit mësimor. Pas takimesh të bëra, stafi mësimor, me psikologun dhe oficeret e sigurisë janë të përgatitur për t’i mikpritur nxënësit me aktivitete argëtuese, zbukurime për festat e fundvitit dhe përgatitjet për koncertet e fundvitit. Këto do të realizohen pa lënë pas dore edhe procesin më të rëndesishëm mësimor, pedagogjik dhe psikologjik. Lutjet dhe përpjekjet tona do të jenë maksimale që të kapërcehen sa më shpejt traumat dhe pasojat e tjera negative të tërmetit të 26 nëntorit.

Sinqerisht, Georgia Bendo

Drejtore Administrative e Shkollës Protagonistët

Këtu mund të shikoni aktin e konstatimit mbi verifikimin e gjendjes së shkollës sonë pas rënies së tërmetit të datës 26 Nëntor nga specialistët e ndërtimit si nga inxhinierë shqiptarë edhe të huaj. Faleminderit për bashkëpunimin!