Home > Uncategorized > FITUES TË KAMPIONIT KOMBËTAR TË DEBATIT, QERSHOR 2021

E mërkura e 30 qershorit, na  bëri kampionë të debatit në rang kombëtar.

Mes urimesh, lotësh fitoreje dhe hareje festive kthyem kokën pas në fillimet e këtij “rrugëtimi” jo fort të lehtë dhe pa sfida.

Them në fillesat e këtij “rrugëtimi” për Ne “Protagonistët”, pasi për mësuesen tonë mentore, zysh Donen (sic e quajmë ne), ka filluar në vitin 1995, kur kultura e debatit sapo kishte nisur në gjimnazet e Tiranës, duke nxjerrë në dritë edhe disa nga emrat e rëndësishem ne politikë dhe opinionin publik shqiptar.

Para 3 vitesh shkollat jopublike u ftuan të merrnin pjesë në riaktivizimin e këtij konkursi dhe ndër ata pak emra ishin edhe “Protagonistët”.

Vit pas viti jemi përfaqësuar denjësisht, por ky i sivjetmi ka qenë i veçantë në disa aspekte:

 – E para, Covid-19 ndryshoi shumë koncepte që njihnim, konkurimi i drejtëpërdrejtë u zëvendësua me atë virtual (specifike e këtij viti është se të gjitha debatet, përveç finales i kemi zhvilluar me anë të platformës Zoom).

– E dyta, për herë të parë oraganizatorët e Re-debate përfshinë 100 shkolla nga e gjithe Shqipëria, ku 1500 të rinj konkuruan me njëri – tjetrin. Shkollat me të cilat shorti na përballi janë:

  1. Isa Boletini
  2. Qemal Stafa
  3. Ibrahim Rugova
  4. Petro Nini Luarasi
  5. Shkolla e Mesme Rrëshen
  6. Sami Frashëri

Duam të falenderojmë çdo anëtar të këtyre skuadrave, që na ndihmuan të përmirësoheshim ditë pas dite.

– E treta dhe mbase më e rëndësishmja, rritja jonë në të debatuarin cilësor, ku mendimi kritik dhe i pavarur, i mbështetur në logjikë të fortë, fakte që ngriheshin nga burime serioze, retorika, etika në komunikimin kontruktiv e sjellje, na bindën edhe njëherë se filozofia dhe mendimi i lirë nuk dalin kurrë nga moda, e mbase ky është mesazhi më i bukur që duhet të japim për rininë shqiptare.

Si përfundim falenderimet i shkojnë drejtueseve të shkollës” Protagonistët”, për mbështetjen e pakushtëzuar në çdo moment duke e bërë këtë “rrugëtim” më të sigurt  dhe stafit të palodhur të mësuesve për hapesirën e krijuar, që ne të mund të praktikoheshim rreth temave të dhëna.