Home »

 
 

Si të Jesh nje Mësues i Suksesshëm

 

Gallery

training-004 cooperative-learning-4 training-003 training-011 training-006 cooperative-learning-3 cooperative-learning-2 cooperative-learning-5 training-008 cooperative-learning-1

Gallery

OLYMPUS DIGITAL CAMERA OLYMPUS DIGITAL CAMERA hjhg photo0784 img_0505 img_0497 14996451_10207794952975978_1071337905_n dsc00528

Tema: Trajnimi i mësuesve: Si të jesh një mësues i suksesshëm

Si shkollë Shqiptaro – Amerikane, e regjistruar në Ministrinë e Arsimit, ne jemi krenarë të mësojmë dhe të aplikojmë medodat aktuale të mësimdhënies që po përdoren në perëndim. Si drejtoreshë e shkollës, unë kam akses në informacione të rëndësishme që të ndihmojmë mësuesit tanë të përmirësohen vazhdimisht në profesionin e tyre dhe në këtë mënyrë të bëhen mësues më të susksesshëm.

Qëllimi ynë është jo vetëm të arrijmë në mendjet e nxënësve tanë, por edhe në zemrat e tyre. Të premten, më 7 shtator 2012 ne organizuam një trajnim për mësuesit e të gjithë shkollës (klasat 1 – 10) me temën “Si të jesh një mësues i suksesshëm.” Ky ishte një fillim i shkëlqyer për vitin e ri shkollor, duke i kujtuar dhe motivuar mësuesit tanë mbi pikat kyçe të profesionit tonë.

Ne u përqëndruam tek mënyrat e të filluarit pozitivisht të vitit të ri dhe rëndësia e “përshtypjeve të para.” Siç thotë një shprehje amerikane: “Nuk ke një mundësi të dytë për të lënë përshtypjen e parë.” Kështu, ne shkëmbyem ide mbi çfarë funksionon dhe çfarë jo. Është themelore që të tregojmë interes personal për nxënësit tanë, të ndërtojmë marrëdhënie dhe t’i ndihmojmë ata që të arrijnë të shfrytëzojnë plotësisht potencialin e tyre.

Të gjithë ishim dakort se të mësojmë fëmijët tuaj është si PRIVILEGJ, ashtu edhe detyrë.

Ne shpresojmë të vazhdojmë me trajnime të rregullta mësuesish që të ruajmë standartin e lartë që shkolla gëzon aktualisht.

Të shpresojmë për një vit të suksesshëm shkollor.

Urimet më të mira,

Drejtoria e shkollës

DATA TË RËNDËSISHME

11 Shtator 2017: Fillon viti i ri shkollor 2017-2018

Zhvillimi i stafit

Kalendari ynë dinamik

Kërkoni

Pushimet e shkollës

 Ky libër është shkruar nga mësuesja e  gjuhës Greke znj. Florentina Bejdullaj, në shkollën: “Protagonistët”.

I urojmë suksese për krijimin e saj!