Data Rëndesishme
27 Janar - Mbaron simestri i parë
30 Janar - Fillon simestri i dytë
23 Shkurt -Takim me Prindër |
|
Mire se Vini ne Protagonistët!
Ne jemi një shkollë Shqiptaro - Amerkane e cila operon në dy godina ne Tiranë, Shqipëri. Deri tani ofrojmë klasa nga 1 deri tek niveli 9 që përputhen me rregulloren e Ministrisë së Arsimit duke u përpjekur t'i japim edukimit një stil dhe influencë amerikane për studentët tanë.
Metodat bashkëkohore, të përparuara perëndimore të mësimdhënies, i japin nxënësve një përvojë arsimore të re dhe unike. Nxënësit ndjekin programin shtetëror të shoqëruar me njohuri shtesë në gjuhën angleze, shkencë dhe kompjuter.
Emri “Protagonistët” paraqet dëshirën tonë që nxënësit të bëhen udhëheqës të brezit tjetër. Nëpërmjet aktiviteve mësimore që kanë si pikësynim zgjidhjen e problemeve dhe aftësimin në mendimin kritik, ata do të përgatiten për një arsimim më të lartë dhe do të mësojnë si të përballen me sfidat. Njohuritë në gjuhën angleze, do t’i bëjnë ata të jenë pjesëtarë të denjë të botës së qytetëruar.
Ju lutem vazhdoni te navigoni në faqen tonë per të parë mundesinë unikale qe kjo shkollë ofron per femijët tuaj! |
 |